Milani i tregon Interit se kush është shef i derbit të madh, i mban gjallë gjasat për titull

Milani i tregon Interit se kush është shef i derbit të madh, i mban gjallë gjasat për titull

Gara për titullin në Serinë A mbetet e hapur pasi Milan kompletoi një dopietë në “Derby della Madonnina” për herë të parë që nga sezoni 2010/11, duke fituar 1-0 ndaj Interit, që  pësoi humbjen e parë në kampionat që nga ndeshja e nëntorit mes dy rivalëve. Fitorja e fundit e Interit në derbi daton në prill 2024, dhe seria prej gjashtë ndeshjesh pa fitore në përballjet direkte dukej se do të zgjatej edhe më tej… Kuqezinjtë e Alegrit iu falën golit të Estupinian në minutën e 35-të, teksa në fundin e sfidës, nuk munguan as polemikat, për një penallti të pretenduar nga zikaltrit e Kristian Kivu. FT MILAN-INTER 1-0 Estupinian 35′   KOMENTI LIVE:   Mbyllet sfida!  90+4′ Interi kërkon penallti për prekje me dorë të...