Milan vendos çmimin për “kokën” e Leao-s dhe shpreson që Tottenham ose Man. United të vënë “dorën në zemër”
2 Korrik 2026 18:50 Telesport Duke qenë se Rafael Leao vendosi të ndajë rrugët me Milanin në fund të sezonit të kaluar, dy vite para përfundimit të kontratës, drejtuesit kuqezi kanë pasur një takim së fundmi me përfaqësuesit e portugezit për të vendosur çmimin për kartonin e tij. Sipas raportimeve që vijnë nga Italia, Milan kërkon 60-70 milionë euro për të lënë të lirë Leao-n, por nuk përjashton as mundësinë e huazimit me detyrim blerje në fund të sezonit të ardhshëm. Deri tani propozimet konkrete kanë ardhur nga Galatasaray dhe Fenerbahce, por që janë refuzuar nga sulmuesi portugez. Milan shpreson që një mes Tottenham dhe Manchester United të jetë i gatshëm të paguajë shifrën në fjalë. “Djajtë e Kuq” dhe londinezët kanë kohë që ndjekin...
Burimi:
telesport.al