Milan “lodhet” me Leao-n dhe e nxjerr në shitje. Klauzola 175 mln euro nuk pi më ujë, kuqezinjtë ulin ndjeshëm pretendimet

Milan “lodhet” me Leao-n dhe e nxjerr në shitje. Klauzola 175 mln euro nuk pi më ujë, kuqezinjtë ulin ndjeshëm pretendimet

13 Prill 2026 17:29 Telesport Mesa duket Milan dhe Rafael Leao do të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni. Anësori portugez po kalon një sezon tejet të vështirë dhe sjellja e tij mbi të gjitha ka shkaktuar shumë pakënaqësi. Leao nuk është më i “paprekshëm” siç mund të konsiderohej 1-2 sezone më parë. Portugezi u fishkëllye nga tifozët kuqezi gjatë zëvendësimit në humbjen e fundit 0-3 ndaj Udinese. Hera e fundit që Leao ka shënuar për Milanin ka qenë data 1 mars. “La Gazzetta dello Sport” zbulon se Milan ka vendosur të nxjerrë në shitje anësorin portugez në fund të këtij sezoni. Leao ka një klauzolë largimi prej 175 milionë eurosh që mund të aktivizohet nga 1 korriku deri më 15 korrik, por drejtuesit...