Messi spektakolar edhe pse e nisi nga stoli. Argjentina nuk fal as ndaj Jordanisë. 6 gola në Algjeri-Austri (video)
Janë luajtur këtë mëngjes ndeshjet e treta dhe të fundit të grupit J, duke përcaktuar përfundimisht 32 ekipet e kualifikuara për në fazën tjetër. Në Arlington në Texas, Argjentina fitoi 1-3 ndaj Jordanisë, duke e mbyllur grupin me 9 pikë të plota. Sfida u zhbllokua në minutën e 19-të, ku mesfushori Giovani Lo Celso ekzekutoi një goditje dënimi në mënyrë perfekte. Në minutën e 28-të, Lautaro Martinez dyfishon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli ndaj Marcos Senesi brenda në zonë. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Argjentinën. Jordania ngushton shifrat në minutën e 55-të me Mousa Tamari, i futur në fushë në fillim të pjesës së dytë. Në minutën e 60-të, futet në fushë Leo Messi në vend të Lautaro Martinez....
Burimi:
telesport.al