Messi: Lamine Yamal është më i miri i brezit të ri

Messi: Lamine Yamal është më i miri i brezit të ri

Lionel Messi ka folur së fundmi për talentin e ri të FC Barcelona, Lamine Yamal, duke e cilësuar si lojtarin që i kujton më shumë veten në vitet e para të karrierës. Që prej debutimit të tij me ekipin e parë të Barcelonës, Yamal është krahasuar vazhdimisht me Messin, jo vetëm për stilin e lojës, por edhe për faktin se të dy janë lojtarë me këmbë të majtë dhe të aftë në driblime. Tashmë, talenti spanjoll mban edhe fanellën me numrin 10, një simbol i trashëguar nga legjenda argjentinase. Në një event të organizuar nga Adidas pas publikimit të reklamës për Kupën e Botës 2026, Messi u pyet se cili lojtar i ri i ngjan më shumë vetes në moshë të re. Ai nuk hezitoi...