Messi e mbyll mes lotësh, Spanja është kampionia e re e Botës. Ferran Torres, heroi i finales (video)
Spanja është kampionia më e re e Botës, pas fitores 1-0 ndaj Argjentinës, në finalen e madhe të luajtur në “MetLife Stadium”, në kohën shtesë, prej 30 minutash. Në minutën e 5-të Spanja pati një mundësi të mirë shënimi me Lamien Yamal, pas asistit të Dani Olmo, por goditja e sulmuesit devijohet nga Lisandro Martinez dhe në fund ndalet nga portieri Emi Martinez. Një minutë më pas, kundërsulm i shpejtë i Argjentinës, Messi lë pas mbrojtësit e Spanjës, por Unai Simon del nga zona e tij dhe largon rrezikun. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Spanja e nis vrullshëm pjesën e dytë, Alex Baena kishte një mundësi të mirë në minutën e 46-të, por goditja e tij ndalet pa problem nga Martinez. Minutat e fundit shtesë...
Burimi:
telesport.al