Messi apo Yamal? Laporta nuk ka asnjë dyshim se kush do të jetë vendimtar sonte

Messi apo Yamal? Laporta nuk ka asnjë dyshim se kush do të jetë vendimtar sonte

19 Korrik 2026 10:28 Telesport Në prag të finales së madhe të Botërorit, Spanjë-Argjentinë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, shprehet se tani është momenti i Lamine Yamal. Laporta pranon që Messi është pjesë e së kaluarës së lavdishme dhe të shkëlqyer të historisë së Barcelonës, por Yamal është një gjeni. “Lamine është një gjeni. Ai nuk tkurret para këtyre ngjarjeve që mund të mposhtin këdo. Ai është shumë i guximshëm, përballet me gjithçka ballë për ballë dhe është shumë i pjekur për moshën e tij. Unë besoj dhe dua që nesër (sonte) të jetë ndeshja e Lamine Yamal, që ai ta vendosë vërtet veten, sepse kështu është futbolli. Ka lojtarë që janë figura kyçe në një kohë të caktuar, dhe tani është koha për një...