Mesi është vetë Argjentina, dy gola e fitores e bëjnë rekordmen të Kupës së Botës

Mesi është vetë Argjentina, dy gola e fitores e bëjnë rekordmen të Kupës së Botës

Kupa e Botës ka golashënuesin e saj më të ri. Lionel Mesi ka thyer rekordin e Kloses (16 gola), duke shkuar në kuotën e 18 golave të shënuara në Botëror. Sulmuesi i Inter Majemit ka dëshmuar edhe një herë përse konsiderohet më i miri i të gjitha kohërave. Pavarësisht penalltisë së humbur kundër Austrisë, ai shleu gabimin e tij duke tundur rrjetën në minutën e 38. Ndërkohë, kur po numëroheshin sekondat e fundit të ndeshjes, ishte përsëri ish-lojtari i Barcelonës ai që me të majtën e tij gjeti rrugën e rrjetës. Dy golat e tij i dhanë fitoren 2-0 Argjentinës përballë Austrisë, duke siguruar kështu kualifikimin në fazën pasardhëse. Mesi deri më tani ka treguar se është vetë Argjentina, teksa të 5 golat e shënuar...