Merr fund dilema, Leon Goretzka zgjedh ekipin e ri

Merr fund dilema, Leon Goretzka zgjedh ekipin e ri

29 Prill 2026 18:28 Telesport Sipas asaj që bën të ditur Gazzetta dello Sport, Leon Goretzka do të transferohet te Milan. Tashmë dihet që mesfushori gjerman do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni, pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës dhe mesa duket destinacioni i ri do të jetë Serie A. Pavarësisht interesimit nga disa klube si Leverkusen e Atletico Madrid, Milan është në prag të finalizimit të marrëveshjes për transferimin e mesfushorit gjerman. Kontaktet mes palëve kanë qenë të shumta javët e fundit dhe mesa duket lojtari ka rënë dakord me kushtet e Milanit dhe ka dhënë “po”-në e tij përfundimtare. Marrëveshja do të zyrtarizohet pas përfundimit të sezonit, por para fillimit të Kupës së Botës.