“Mendjemadhësia”, Wayne Rooney zbulon pikën e dobët të Anglisë këtë Botëror

“Mendjemadhësia”, Wayne Rooney zbulon pikën e dobët të Anglisë këtë Botëror

Anglia vuajti jo pak ndaj D.R. Kongos në sfidën e 1/32-ve, ku fitoi me përmbysje 2-1, falë dygolëshit të Harry Kane në pjesën e dytë. Pavarësisht kualifikimit për në raundin e 1/16-ve, perfomanca e Anglisë nuk ishte në nivelin e saj më të mirë dhe për këtë nuk kanë munguar kritikat. Ish-sulmuesi i “Tre Luanëve”, tashmë në rolin e opinionistit, Wayne Rooney, zbulon problemin kryesor të Anglisë, që sipas tij është nënvlerësimi që i bëjnë kundërshtarit dhe mendjemadhësia në fushë, sidomos në repartin e mesfushës. “Po të ishte Franca, Spanja apo Argjentina, për shembull, nuk do të shihje ato boshllëqe në mesfushë. Lojtarët e Anglisë po luajnë me pak mendjemadhësi. Duhet të krijosh zakone të mira në fushë dhe ky është kompeticioni ideal për ta...