Meksika nis përgatitjet për Kupën e Botës, sot grumbullimi për tre miqësoret
Ekipi kombëtar i Meksikës fillon zyrtarisht stërvitjet këtë të mërkurë, më 6 maj, në orën 20:00. 20 lojtarët e Liga MX (liga meksikane) të thirrur nga trajneri i tyre Havier Aguirre duhet të paraqiten në Qendrën e Performancës së Lartë. Ekipi do të luajë tre ndeshje miqësore për t’u përgatitur për Kupën e Botës: Gana, Australia dhe Serbia janë në program për njërin nga organizatorët e Kupës së Botës që starton më 11 qershor. Post navigation
Burimi:
sportiim.al