Me sytë nga Torino, hap fals i Galatasaray-it në kampionat. Shansi i artë tani për Fenerbahce-n (video)
21 Shkurt 2026 20:02 Telesport Pas 4 fitoreve rresht në Superligën turke dhe fitores së jashtëzakonshme në mesjavë në Champions League 5-2 ndaj Juventusit, Galatasaray ka pësuar humbjen e tretë për këtë sezon në kampionat, duke u mundur 2-0 në transfertën ndaj Konyaspor, e vlefshme për javën e 24-të. Sfida u zhbllokua në minutën e 75-të, Adil Demirbağ shënoi pas topit të ardhur nga goditja e këndit dhe asistit me kokë që mori nga shoku i ekipit. Blaž Kramer dyfishon shifrat në minutën e 81-të, pas një aksioni të gjatë dhe asistit të Enis Bardhi. Konyaspor fiton 2-0 dhe merr 3 pikë të arta në garën për mbijetesë. Galatasaray mbetet në krye me 55 pikë, por mund të barazohet nesër nëse Fenerbahce fiton në shtëpi...
Burimi:
telesport.al