Me mendjen tek Arsenal, Atletico Madrid rikthehet te fitorja në kampionat

Me mendjen tek Arsenal, Atletico Madrid rikthehet te fitorja në kampionat

25 Prill 2026 22:52 Telesport Pas 4 humbjesh rresht, Atletico Madrid është rikthyer te fitorja në La Liga, duke mundur 3-2 Athletic Bilbao, në sfidën e luajtur në “Metropolitano”, e vlefshme për javën e 33-të në La Liga. Fillimisht ishin baskët ata që kaluan në avantazh dhe e mbyllën pjesën e parë në favorin e tyre 0-1. Aitor Paredes shënoi me kokë në minutën e 23-të, pas një krosimi të ardhur nga goditja e këndit. Atletico Madrid përmbysi shifrat në fillim të pjesës së dytë. Fillimisht, Antoine Griezmann shënon në minutën e 49-të dhe barazon shifrat 1-1. Në minutën e 54-të, Alexander Sorloth shënon golin e dytë dhe të avantazhit, pas asistit të Alex Baena. Në minutat shtesë, Sorloth vulos dopietën e tij dhe avantazhin...