Me mendjen te PSG, Bayern me formacionin e dytë surprizohet nga vendi i fundit. Hoffenheim po fiton ndaj rivalit direkt, asist Asllani (video)
2 Maj 2026 16:19 Telesport Janë mbyllur 45 minutat e para në ndeshjet e Bundesligës, të vlefshme për javën e 32-të. Në “Allianz Arena”, Bayern Munich që luan sot me formacionin e dytë, po mposhtet 1-2 nga Heidenheim i vendit të fundit në renditje. Sfida u zhbllokua në minutën e 21-të, ku gjeorgjiani Budu Zivzivadze shtyu topin në rrjetë pas një krosimi në zonë dhe mungesës së vëmendjes së mbrojtjes bavareze. Në minutën e 30-të, Dinkci dyfishoi shifrat për Heidenheim. Në minutën e 43-të, Leon Goretzka ngushtoi shifrat me një gol fantastik nga goditja e dënimit. Në ndeshjet e tjera, Hoffenheim po fiton 2-1 ndaj Sttutgart, rivalit direkt për biletën në Champions League. Fisnik Asllani dha asist në golin e parë të shënuar nga Kramaric....
Burimi:
telesport.al