Mbyllet raundi i parë i Australian Open/ Sinner kualifikohet pa probleme, fitojnë edhe Rybakina, Keys e Bencic

Mbyllet raundi i parë i Australian Open/ Sinner kualifikohet pa probleme, fitojnë edhe Rybakina, Keys e Bencic

20 Janar 2026 13:23 Telesport Janë mbyllur sot ndeshjet e raundit të parë të grand slam-it të Australian Open. Kampioni në fuqi, italiani Jannik Sinner, u kualifikua më tej pas tërheqjes së rivalit Hugo Gaston pas përfundimit të setit të dytë (6-2, 6-1 dy të parat për italianin). Në raundin e dytë avancon edhe amerikani Ben Shelton, italiani tjetër Lorenzo Musetti, polaku Hubert Hurkacz, amerikani Taylor Fritz e rusi Karen Khachanov. Surprizë eliminimi nga gara i bullgarit Grigor Dimitrov. Te femrat, një biletë për më tej siguron tenistja kazake Elena Rybakina, që eliminoi Kaja Juvan (2-0, setet 6-4, 6-3). Më tej shkon edhe tenistja zvicerane Belinda Bencic, letonezja Jelena Ostapenko, amerikania Madison Keys dhe ajo çeke Karolina Pliskova.