Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
Është mbyllur me humbjen e skuadrës sonë kombëtare miqësorja Shqipëri-Izrael. Ka qeë minuta e 73-të, kur Oskar Gloukh zhbllokoi ndeshjen për Izraelin, duke marr një rezultat të cilin kuq e zinjtë nuk arritën ta ndryshojnë deri në fund të ndeshjes. Momenti i festimit të golit është konsideruar edhe si provokim ndaj tifozëve shqiptarë, ndërkohë që ndërhyri Elseid Hysaj që i kërkoi llogari futbollistit të Izraelit. Të dy u ndëshkuan me karton të verdhë, ndërsa më pas trajneri i Izraelit vendosi zëvendësimin e Gloukh.
Burimi:
opinion.al