Mbyllet java e 31-të e Abissnet Superiore. Rezultatet e plota dhe renditja (tabela)
13 Prill 2026 21:28 Telesport Është mbyllur java e 31-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, me sfidën AF Elbasani – Partizani në “Elbasan Arena”. AF Elbasani mori një fitore bindëse 3-0 ndaj Partizanit, në ndeshjen e fundit të javës, dhe ngjitet në vendin e dytë me 56 pikë. Në takimet e tjera, Vllaznia konfirmoi formën e mirë, duke fituar 1-0 ndaj Teutës dhe duke ruajtur kreun e tabelës me 59 pikë, si skuadra e parë që siguron matematikisht “Final Four”. Tirana regjistroi një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Egnatias, duke mbajtur gjallë objektivat për renditje më të mirë dhe duke shkuar në kuotën e 31 pikëve në vendin e shtatë. Me 31 pikë renditen gjithashtu edhe Vora dhe Bylis, ndërsa Flamurtari mbyll klasifikimin me 26 pikë....
Burimi:
telesport.al