Mblidhet Komiteti Ekzekutiv, përcakton kryetarët & anëtarët e Komisioneve të Përhershme të FSHF-së

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv, përcakton kryetarët & anëtarët e Komisioneve të Përhershme të FSHF-së

Në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv, të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, u morën vendime edhe në lidhje me përbërjen e Komisioneve të përhershme të FSHF-së për mandatin 2026–2030, në funksion të forcimit të strukturave drejtuese dhe rritjes së eficiencës në çdo sektor të aktivitetit futbollistik. Në krye të Komisionit të Ekipeve Kombëtare u zgjodh Lutfi Nuriu si kryetar, ndërsa anëtarë të këtij komisioni do të jenë Eldorado Merkoçi dhe Afrim Tola. Komisioni Teknik dhe i Zhvillimit do të drejtohet nga Armando Cungu, me anëtarë Krenar Alimehmeti, Gleart Golemi dhe Julian Çota. Pano Xhixho u votua në krye të Komisionit të Ligave dhe Garave, ndërsa anëtarë të tij do të jenë Ylli Aga dhe Florian Mema. Komisioni i Futsalit, Minifutbollit dhe Futbollit në Rërë...