Mbarojnë prezer*ativët në Fshatin Olimpik, sportistët boshatisën vitrinën për 3 ditë

Mbarojnë prezer*ativët në Fshatin Olimpik, sportistët boshatisën vitrinën për 3 ditë

Prezervativët e shpërndarë për atletët në fshatin olimpik të Kortinës, kanë përfunduar plotësisht. Kjo është një tjetër anë e “Milano-Cortina 2026”: Lojërat Dimërore nuk i kanë “ftohur” aspak pasionet e atletëve. Ka nga ata që, si 24-vjeçarja Sophia Kirkby, yll i sportit të slitimit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ditët e fundit ka nisur një lloj “casting”-u në rrjetet sociale për të gjetur një takim gjatë Lojërave. Me Shën Valentinin në prag, takimet romantike janë shtuar, në një mënyrë që organizatorët duket se nuk e kishin parashikuar. Një atlet, duke kërkuar të mbetet anonim, e konfirmoi për gazetën “La Stampa”: “Stoqet u shteruan brenda vetëm tre ditësh. Na kanë premtuar se do të sjellin të tjerë, por kush e di se kur”, rrëfeu olimpisti....