Mbappé sfidon historinë, ka shënuar më shumë se 4 superfuqi të futbollit në fazën me eliminim të Botërorit
6 Korrik 2026 10:18 Alfred Lleshi Që nga debutimi i tij në Kupën e Botës në vitin 2018, Kylian Mbappé ka qenë një makineri golash në ndeshjet me eliminim direkt. Sulmuesi francez ka realizuar më shumë gola në këtë fazë të turneut sesa 4 kombëtare gjigante të futbollit: Brazili, Anglia, Portugalia dhe Spanja. Ylli i Francës ka shënuar plot 10 gola në fazat me eliminim të Botërorit, duke lënë pas skuadra me histori dhe traditë të jashtëzakonshme në këtë kompeticion. Mbappé shkëlqeu në Botërorin e Katarit 2022 me 8 gola, ndërsa ka vazhduar të jetë vendimtar edhe në edicionin e vitit 2026. Në vetëm dy pjesëmarrje të plota dhe me moshën ende në favor të tij, francezi po ndërton një nga karrierat më të jashtëzakonshme...
Burimi:
telesport.al