Mbappé kundër së djathtës ekstreme franceze, shpërthejnë kritikat: “Momenti më i papërshtatshëm”

Mbappé kundër së djathtës ekstreme franceze, shpërthejnë kritikat: “Momenti më i papërshtatshëm”

14 Maj 2026 13:56 Alfred Lleshi Deklaratat e Kylian Mbappé vazhdojnë të shkaktojnë debat në Francë. Në një intervistë për revistën amerikane “Vanity Fair”, kapiteni i kombëtares franceze shprehu shqetësimin për një fitore të mundshme të partisë së ekstremit të djathtë “Rassemblement National” në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027. “Është diçka që më prek nga afër, e di çfarë mund të ndodhë”, – deklaroi ai, duke mbrojtur të drejtën e sportistëve për ta shprehur opinionin e tyre. – Ne jemi qytetarë, kemi të drejtë të themi atë që mendojmë, si të gjithë të tjerët”. Fjalët e tij ndanë opinionin publik dhe botën e futbollit. Ish-sulmuesi Christophe Dugarry kritikoi kohën e zgjedhur për këto deklarata: “Problemi nuk është që foli, por momenti. Kjo ndryshon gjithçka”. Sipas...