Masa të rrepta për ndeshjen Shqipëri–Izrael/ Kontrolle të forta dhe bllokime rrugësh
Do të luhet këtë të mërkurë ndeshja miqësore Shqipëri–Izrael në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:00. Në kuadër të kësaj ndeshjeje, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe ka njoftuar rrugët që do të bllokohen. Njoftimi i plotë i Policisë: Plani i masave parashikon detyrat që do të kryejnë të gjitha strukturat, duke u mbështetur në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve ndërkombëtare. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 03.06.2026, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore...
Burimi:
ntv.al