Marquez triumfon mes kaosit në garën sprint në Spanjë, shiu nxjerr jashtë lojë mjaft pretendentë
25 Prill 2026 16:18 Telesport Gara sprint e vlefshme për Çmimin e Madh të Spanjës në MotoGP u vendos vetëm katër xhiro nga fundi, pas një shiu të papritur në pistën e Jerez de la Frontera. Fitues i kësaj gare doli spanjolli Marc Marquez me Ducati. Ai la pas shokun e tij të skuadrës, italianin Francesco Bagnaia (i dyti), ndërkohë që në podium u ngjit edhe italiani tjetër Franco Morbidelli (i treti) me motorin VR46. Gjithsesi, një garë që pati mjaft kaos e rrëzime për shkak të pistës së lagur. Shiu që nisi nxori jashtë loje mjaft pretendente, si italianin Marco Bezzecchi me Aprilia (kryesuesin e botërorit), shokun e tij të skuadrës, spanjollin Jorge Martin dhe spanjollin tjetër Alex Marquez me Ducati Gresini. Polemika pati...
Burimi:
telesport.al