Maresca: Një privilegj të vazhdoj në gjurmët e Guardiola si trajner i Manchester City
27 Korrik 2026 10:00 Telesport Enzo Maresca u shpreh në një deklaratë për mediat se për të është një privilegj të marrë përsipër detyrën nga Pep Guardiola si trajner te Manchester City. Ish-trajneri i Chelsea u emërua si pasardhës i spanjollit, që dha dorëheqjen në fund të sezonit të kaluar. Në një konferencë për shtyp, trajneri italian tha: “Para së gjithash, duhet të them se është një privilegj. E kam thënë shumë herë se e konsideroj Pep ndoshta trajnerin më të mirë në botë në 20, 25 vitet e fundit. Por përsëri, është një sfidë. Është bukur. Është një privilegj.” Guardiola u largua nga City si trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit, pasi kishte fituar 20 trofe në një periudhë të shkëlqyer 10-vjeçare....
Burimi:
telesport.al