Mancini: Rikthimi në kombëtare nuk varet nga unë, shumë njerëzve u pëlqen ai rol
23 Korrik 2026 9:00 Telesport Roberto Mancini është ende në pritje të ndonjë lajmi nëse do të jetë ai trajneri i ardhshëm i kombëtares italiane të futbollit. Pas largimit nga ekipi i Al Sadd, me të cilin fitoi titullin në Katar, ai është në kërkim të një aventure të re. Federate Italiane e Futbollit po këmbëngul për Pep Guardiola, ndërkohë që kandidatët italianë si Mancini apo Antonio Conte kanë kaluar në plan të dytë. Për të dy këta do të ishte një rikthim në stolin “azzurr”. Trajneri Roberto Mancini, duke folur për këtë çështje, deklaroi qartë: “Nuk kam asnjë kontakt në lidhje me ekipin kombëtar. Kjo është një gjë që nuk varet vetëm nga unë. Shumë njerëzve u pëlqen ai rol.”
Burimi:
telesport.al