Mançester Siti jep sqarim për Erling Haland: Nuk largohet nga klubi ynë

Mançester Siti jep sqarim për Erling Haland: Nuk largohet nga klubi ynë

Adriatik BALLA Reali i Madridit është një klub që të josh dhe është padyshim mjaft tërheqës për lojtarët më të mirë në botë. Sepse Reali është klub që lufton çdo vit për trofetë më të rëndësishëm të futbollit në nivel klubesh. Në “radarët” e klubit bien shumica e yjeve të futbollit e në listë është padyshim edhe Erling Haland, një nga futbollistët norvegjezë më të mirë në dekadat e fundit. Në fakt, Mançester Siti nuk është i shqetësuar nga spekulimet e fundit që lidhin Erling Halandin me një transferim të mundshëm te Real Madridi. Sipas raportimit të TEAMtalk, “Citizens” mbeten të qetë sa i përket të ardhmes së sulmuesit norvegjez dhe nuk kanë marrë asnjë sinjal që lojtari po mendon largimin nga “Etihad Stadium”. Raporti...