Man United ofron 45 milionë euro për yllin e Serie A, lojtari gati për lëvizje
10 Maj 2026 10:11 Telesport Manchester United ka bërë një ofertë më të lartë se ajo e Atletico Madrid për mesfushorin e Atalantës, Ederson. Braziliani ka pranuar kushtet e ofruara nga klubi anglez. Gazetari Nicolo Schira raporton se 26-vjeçari ka pranuar një kontratë deri në vitin 2031. Paga e tij në Old Trafford do të ishte 5 mln euro në vit. Atletico Madrid kishte ofruar 35 mln euro për mesfushorin. Atalanta ka refuzuar. Oferta e Manchester United është 10 mln euro më shumë.
Burimi:
telesport.al