Man. City fiton “finalen” ndaj Arsenalit dhe rikthehet fuqishëm në garë për titullin kampion (video)

Man. City fiton “finalen” ndaj Arsenalit dhe rikthehet fuqishëm në garë për titullin kampion (video)

19 Prill 2026 19:28 Telesport Manchester City ka fituar 2-1 ndaj Arsenalit në “finalen” e sezonit, e luajtur në “Etihad”, e vlefshme për javën e 33-të në Premier League. Pas një asisti të marrë nga Matheus Nunes, ishte Rayan Cherki që tregoi gjithë klasin e tij, duke kaluar Man. City-n në avantazh në minutën e 16-të. Në minutën e 18-të, pas një gafe të pafalashme të Gigio Donnarumma-s, ishte Kai Havertz që dërgoi topin në rrjetë, duke barazuar shifrat. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Në minutën e 65-të, Man. City gjeti sërish golin e avantazhit. Pas një kombinimi të bukur mes Jeremie Doku dhe Nico O’Reilly, ky i fundit asiston për Erling Haaland, norvegjezi nuk mund të gabonte nga ai pozicion që ishte dhe dërgoi...