Man.City “çmonton” Fulham, Guardiola shton presionin mbi Arsenal

Man.City “çmonton” Fulham, Guardiola shton presionin mbi Arsenal

Man.City “çmonton” Fulham, triumfon pastër 3-0 duke ushtruar presion ndaj Arsenal. Falë këtij suksesi, “qytetarët” e dërgojnë provizorisht në -3 diferencën me “topçinjtë”. Ekipi i Guardiola-s ishte i papërmbajtshëm në këtë takim duke zgjidhur gjithçka brenda pjesës së parë. Semenyo rezultoi lojtari i ndeshjes, me sulmuesin ganez që realizoi një gol dhe dhuroi një asist. Në minutën e 24-të, Semenyo përfitoi nga një top i ngecur në zonë duke devijuar topin në rrjetë. Gjashtë minuta më vonë, ganezi dhuroi një asist të bukur për O’Reilly, me këtë të fundit që finalizoi me shumë klas duke dyfishuar shifrat. Man.City nuk e uli ritmin dhe në minutën e 39-të, Haaland me një goditje të saktë trefishoi shifrat. Ky ishte goli i 22-të i biondit në Premier League,...