“Mallkimi” i Contes ndaj Interit: Mund të ngrejë dy trofe? Ju kujtoj se vitin e kaluar…

“Mallkimi” i Contes ndaj Interit: Mund të ngrejë dy trofe? Ju kujtoj se vitin e kaluar…

Festa për titullin e Serie A është shtyrë. E sigurt sot është që, nëse Interi fiton kampionatin, kjo nuk do të ndodhë nesër në Torino. Napoli ka mposhtur Cremonese, ndaj edhe në rast fitoreje të zikaltërve ndaj Torinos, diferenca në renditje nuk do të garantojë matematikisht titullin (përveç Napolit duhet llogaritur edhe Milani i angazhuar ndaj Juventusit). E sigurt është se Interi, me një fitore, do të ruante distancën +12, duke e çuar Cristian Chivu në vetëm një pikë larg titullit të 21-të. Megjithatë, kanë mbetur edhe 4 ndeshje dhe çdonjëra prej tyre duhet luajtur deri në fund, duke nisur nga ajo kundër skuadrës së D’Aversa, aspak i lehtë. Interi vjen pa kapitenin Lautaro, pa Luis Henrique dhe me Bastoni në dyshim. Nga ana tjetër...