Maguire drejt rinovimit, Manchester United ka gati ofertën. Milani e kërkoi në janar

Maguire drejt rinovimit, Manchester United ka gati ofertën. Milani e kërkoi në janar

11 Shkurt 2026 12:58 Alfred Lleshi Harry Maguire është gjithnjë e më pranë rinovimit me Manchester United. Mbrojtësi anglez, me kontratë që skadon në fund të qershorit dhe pagë rreth 180 mijë sterlina në javë, mund ta zgjasë qëndrimin në “Old Trafford” përtej kësaj vere. Që nga janari ai është i lirë të negociojë me klube jashtë Anglisë. Interesimet nuk munguan, mes tyre Milani dhe Al Qadsiah nga “Saudi Pro League”. Megjithatë, dëshira e qendërmbrojtësit është e qartë; të vazhdojë me “Djajtë e Kuq”. Ndryshe nga Casemiro, gjithashtu me kontratë në skadencë, por drejt largimit, për Maguire parashikohet marrëveshje e re, edhe falë ringritjes së tij javët e fundit. Vendimtar ka qenë ardhja e Michael Carrick në stol, i cili e riktheu në qendër të...