Lushnja dhe Apolonia bien zyrtarisht, të gjitha verdiktet në Kategorinë e Parë
Apolonia dhe Lushnja kanë rënë zyrtarisht nga Kategoria e Parë në të Dytën, duke shënuar një moment kritik për dy klube me histori në futbollin shqiptar. Në mbyllje të kampionatit, të dyja skuadrat pësuan humbje të rënda që i pozicionuan në dy vendet e fundit të renditjes. Fierakët u mposhtën 2-4 nga Burreli, duke e mbyllur sezonin në vendin e 11-të me 27 pikë, ndërsa Lushnja doli pa pikë nga sfida me Kastriotin ku humbi 4-1 dhe u rendit e fundit me 26 pikë. Ndërkohë, Luftëtari dhe Kukësi arritën të shmangin rënien direkte dhe do të kërkojnë qëndrimin në kategori përmes fazës “play-out”. Sa i përket garës për ngjitje, Skënderbeu dhe Laçi kanë siguruar kalimin direkt në Superiore dhe do të ballafaqohen të hënën për...
Burimi:
sot.com.al