Luis Enrique sfidon Real Madrid: Synojmë trofeun e tretë radhazi në Champions

Luis Enrique sfidon Real Madrid: Synojmë trofeun e tretë radhazi në Champions

PSG, kampionët në fuqi të Evropës, as që kanë ndërmend të ndalen, por synojnë një tjetër trofe, këtë herë atë të Superkupës europiane, ku të mërkurën do të përballen me Aston Villa-n, fituesit e Europa League. Luis Enrique, trajneri i PSG, sheh përtej këtij takimi, bën gati ekipin e tij për një tjetër sezon ku synon të përsëris historinë, synon që me PSG e tij të fitojë për herë të tretë radhazi UEFA Champions League: “Për momentin kemi një sfidë unike, diçka pothuajse të paprecedentë në historinë e futbollit evropian. Askush nuk ka fituar tri Champions League radhazi, përveç Real Madridit. Ne mund t’i barazojmë. Nuk mendoj se ka ndonjë ekip në Evropë më të motivuar se ne”, u shpreh Luis Enrique. Gjatë seancës së...