Luis Enrique: Mora përgjigje pozitive nga ata që kanë luajtur pak, tani nis pjesa më e vështirë
PSG është shkëputur 4 pikë në renditjen e Ligue 1 falë një fitoreje të thellë 3-0 ndaj Nantes, me pesë ndeshje të mbetura, përfshirë sfidën kokë më kokë ndaj Lens. Kjo është një fitore e rëndësishme, si për sa i përket renditjes në ligë ashtu edhe reagimeve pozitive nga fusha. Trajneri Luis Enrique theksoi rëndësinë e rezultatit dhe performancës së ekipit: “Jam veçanërisht i lumtur. Jo vetëm për fitoren, e cila është thelbësore në këtë kohë, por edhe për performancën e atyre që luajnë më pak. Po mendoj për Beraldo, Dro dhe Mbaye: ata kanë treguar nivelin e tyre”. “Është e rëndësishme të tregojmë se mund të jemi konkurrues si ekip, pavarësisht se kush luan“, deklaroi trajneri spanjoll, që sheh drejt garës për titull: “Një...
Burimi:
telesport.al