Lojtari shqiptar drejt Serisë A, Bolonja e piketon për krahun e majtë të mbrojtjes

Lojtari shqiptar drejt Serisë A, Bolonja e piketon për krahun e majtë të mbrojtjes

Bolonja po kërkon një pasues të Likojanisit. Klubi italian ka gjetur alternativën e duhur në kampionatin polak. Sipas “Resto del Carlino”, Bolonja ka kërkuar informacione për Dion Gallapenin. Klubi italian e sheh talentin nga Kosova si lojtarin e duhur për krahun e majtë të mbrojtjes. Gallapeni po kalon një periudhë mjaft të mirë në radhët e Visla Plokut, si dhe ka dëshmuar veten e tij edhe me fanellën e përfaqësueses së Kosovës./Sport Ekspres/