Lineker “thumbon” CR7: Më bëri “unfollow” sepse thashë që Messi është më i mirë

Lineker “thumbon” CR7: Më bëri “unfollow” sepse thashë që Messi është më i mirë

Përplasja mes atyre që zgjedhin Lionel Messin dhe atyre që preferojnë Cristiano Ronaldon nuk është e re. Ajo përshkon vite me “Topa të Artë”, rekorde dhe krahasime të pafundme. Të dy janë ende aktivë, njëri tek Inter Miami dhe tjetri tek Al-Nassr FC, duke ndjekur ende gola dhe trofe. Dy rrugë të ndryshme për të dominuar të njëjtën epokë. Në këtë debat të përjetshëm ka zëra që nuk kanë pasur kurrë dyshime. Gary Lineker është një prej tyre. Anglezi, sot komentator, ka zgjedhur gjithmonë argjentinasin kur i është bërë pyetja klasike: kush është më i miri. Tani, sipas tij, kjo zgjedhje ka pasur pasoja. Lineker, 65 vjeç, tregoi në podcastin “The Rest is Football” se sulmuesi portugez e ka hequr nga rrjetet sociale: “Cristiano Ronaldo...