Liga Europiane e Volejbollit/ Shqipëria humbet 3-0 ndaj Malit të Zi, ende asnjë fitore për vajzat kuqezi
13 Qershor 2026 16:45 Telesport Tjetër humbje për kombëtaren e femrave në volejboll, që në ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Ligës Europieane të volejbollit (Voleyball European League) u mund sot 3-0 nga Mali i Zi, ndeshje e luajtur në Rumani. Pas humbjes ndaj vendaseve një ditë më parë, vajzat kuqezi edhe sot ishin të pafuqishme të përballonin ritmin e diktuar nga fqinjet malazeze, që dominuan në fushë në të trija setet, duke e merituar fitoren (25-14, 25-11, 25-18). Një ndeshje që ishte e ngjashme në të trija setet, me Malin e Zi që thellon epërsinë në cdo moment, duke patur shumë diferencë me vajzat kuqezi. Për Shqipërinë kjo është humbja e katërt në po kaq ndeshje të luajtura në këtë fazë të...
Burimi:
telesport.al