Lëvizja/ Xhon Stones do të largohet nga Mançester Siti

Lëvizja/ Xhon Stones do të largohet nga Mançester Siti

Mbrojtësi i përfaqësueses së Anglisë, Xhon Stones, do të largohet nga skuadra e Mançester Sitit në fund të edicionit, duke i dhënë fund periudhës 10-vjeçare në klub. Stones ishte te Siti gjatë gjithë periudhës me trajnerin Pep Guardiola, të mbushur me trofe. Stones i ishte bashkuar Sitit në verën e vitit 2016. Ishte lojtari i dytë i transferuar nga Guardiola. Qendërmbrojtësi që luan mirë me top ishte thelbësor për stilin e Sitit, që bazohet në posedim të madh të topit. 31-vjeçari e ka ndihmuar Siti të fitojë plot 19 trofe të rëndësishëm. Këtu bëjnë pjesë edhe gjashtë trofe të Premier League dhe ai i Ligës së Kampionëve. Por ai ka pasur telashe me lëndime në vitet e fundit dhe nuk është më zgjedhja e parë...