Leo Messi korrigjon shpejt gabimin dhe shkruan historinë në Kupën e Botës (video)
22 Qershor 2026 19:52 Telesport Pjesa e parë mes Argjentinës dhe Austrisë është mbyllur 1-0 në favorin e kampionëve të botës në fuqi. Në minutën e 4-të, Lautaro Martinez pengohet në zonë nga dy mbrojtësit e Austrisë. Pas ndërhyrjes së VAR-it dhe pasi arbitri pa vetë pamjet në ekran, drejtoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Topin e merr i zakonshmi Leo Messi, i cili si rrallëherë gabon. Topi përfundon jashtë. Sfida u zhbllokua në minutën e 32-të, ku Leo Messi shleu shpejt gabimin dhe gjeti rrjetën me një goditje me të majtën, pas asistit të Facunda Medina. Ky është goli i 17-të për Leo Messi-n në historinë e Kupës së Botës, duke u bërë kështu lojtari i vetëm me këtë shifër. Pas tij...
Burimi:
telesport.al