Leo Mesi kapet me tifozët e Inter Miamit, shkak sjellja arrogante e mosmirënjohëse e lojtarëve
Adriatik BALLA Lionel Mesi bëri gjeste kritike drejt tifozëve të Inter Miamit, pasi grupet më të zjarrta të mbështetësve organizuan një protestë të heshtur gjatë fitores 2-0 ndaj Portland Timbers në MLS. Ylli argjentinas u pa duke reaguar nga fusha drejt tribunave, në një mbrëmje që duhej të ishte festive për fitoren e parë të klubit në “Nu Stadium”, por që u shoqërua me tension mes lojtarëve dhe tifozëve. Inter Miami më në fund siguroi fitoren e parë në shtëpinë e re të dielën mbrëma, duke mundur Portlandin 2-0. Megjithatë, suksesi u zbeh nga pakënaqësia e dukshme e tifozëve më të përkushtuar. “La Familia”, grupimi që bashkon mbështetësit kryesorë të klubit, qëndroi në heshtje për 85 minutat e para të ndeshjes. Tribunat, zakonisht të mbushura...
Burimi:
sot.com.al