“Legjendë e përjetshme”; Ramos dhe Vinicius prekin zemrat e tifozëve me fjalët për Carvajal
Largimi i Dani Carvajal nga Real Madridi ka sjellë emocione të mëdha në botën madrilene. Dy figura të rëndësishme të klubit, Sergio Ramos dhe Vinicius Jr., i kanë dedikuar mesazhe prekëse mbrojtësit spanjoll, duke e cilësuar si simbol të vërtetë të “Los Blancos” dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të epokës moderne të klubit. Vini Jr. në Instagram: “Legjenda dhe 𝐌𝐁𝐑𝐎𝐉𝐓Ë𝐒𝐈 𝐈 𝐃𝐉𝐀𝐓𝐇𝐓Ë 𝐌Ë 𝐈 𝐌𝐈𝐑Ë 𝐈 𝐓Ë 𝐆𝐉𝐈𝐓𝐇A 𝐊𝐎𝐇Ë𝐑𝐀𝐕𝐄. Kapiteni që na tregoi rrugën e fitores dhe çfarë do të thotë të jesh madridist. Kanë qenë shumë vite që kemi ndarë dhomat e zhveshjes, betejat, trofetë dhe momente që nuk do t’i harroj kurrë. Së bashku fituam Champions, kampionate, Botërorë Klubesh dhe netë magjike historike me këtë fanellë që e duam aq shumë....
Burimi:
telesport.al