LeBron James pranë rikthimit te Miami Heat, klubi nga Florida bën postimin dhe më pas e fshin
LeBron James mund të rikthehet të luajë për skuadrën e Miami Heat. Ende nuk ka siguri, por përfaqësuesit e mediave sociale të ekipit të Floridës postuan një datë (27 korrik) dhe një link të prezantimit të lojtarit në kanalin e tyre në YouTube orët e fundit. Një postim që pas disa sekondash u zhduk, por interneti nuk e ka lënë çështjen të rrëshqasë. Nga South Beach, zyrtarët e kanë mohuar thashethemin, duke e hedhur poshtë atë si një gabim të thjeshtë. Sipas klubit, ishte një provë për t’u përgatitur për një punësim të mundshëm dhe përpjekjet e mëvonshme në mediat sociale për të përhapur fjalën. A ishte vërtet një gabim i pavullnetshëm, apo ishte thjesht një mënyrë për të ndezur imagjinatën e tifozëve dhe entuziastëve?...
Burimi:
telesport.al