Leao refuzon Galatasaray-in dhe Fenerbahce-n. Zbulohet klubi ku dëshiron të transferohet portugezi. Kërkon të luajë në Champions

Leao refuzon Galatasaray-in dhe Fenerbahce-n. Zbulohet klubi ku dëshiron të transferohet portugezi. Kërkon të luajë në Champions

30 Maj 2026 20:39 Telesport Rafael Leao do të jetë një nga protagonistët kryesorë të merkatos së verës. Anësori portugez do të largohet nga Milan këtë verë, edhe pse është nën kontratë deri në vitin 2028. Me vetëm 10 gola dhe 3 asiste në 31 ndeshje, Leao ishte një nga zhgënjimet e mëdha të këtij sezoni në Serie A. Te Milan janë të hapur për largimin e portugezit, por shpresojnë që ai të bëjë një Kupë Bote të mirë, me qëllim që t’i rritet sa më shumë vlera në treg. Il Giornale dhe MilanNews zbulojnë se për Leaon ka pasur interes madje dhe ofertë konkrete nga dy klubet e mëdha të Turqisë, Galatasaray dhe Fenerbahce, të cilat janë refuzuar direkt nga portugezi. Sipas medieve në...