Leao drejt largimit, Milan-i kthen sytë nga talenti i Bundesliga-s

Leao drejt largimit, Milan-i kthen sytë nga talenti i Bundesliga-s

Rafael Leao ka dalë edhe më shumë jashtë planeve të Rúben Amorim, me Milan-in që tani po synon Said El Mala të Koln-it. Sipas Corriere dello Sport, Amorim ka vendosur që Leo nuk është pjesë e projektit të tij teknik, një qëndrim i riafirmuar për rrethin e lojtarit në orët pas takimit të fundit me pronarin Gerry Cardinale. Në formacionin 3-4-2-1 të Amorim, i bazuar në posedim të topit, i ndërtuar mbi dominimin e mesfushës kundërshtare, konsiderohet se nuk ka vend për një lojtar më pak të përshtatshëm për shkëmbime të ngushta dhe lëvizje pa top. Problemi, siç ka qenë për javë të tëra, është gjetja e një blerësi. Milan-i dëshiron të shesë dhe Leao është i gatshëm të largohet, por kërkohet një ofertë e...