Leao, “dhëmbë për dhëmbë” me vërshëllimat e tifozëve kuqezinj: “Më urreni, por kush jeni ju?”
22 Maj 2026 11:43 Alfred Lleshi Sërish Leao, gjithmonë Leao… Në të mirë apo, siç ndodh më shpesh kohët e fundit, në të keq, portugezi po tërheq vëmendjen dhe diskutimet e tifozëve të Milanit, por jo vetëm. Në periudhën e fundit, kritikat ndaj numrit 10 kuqezi kanë qenë shumë të forta, aq sa Rafa nuk është më i sigurt për qëndrimin e tij te “Djalli”. Gjykimi i “San Siro” në paraqitjet e fundit ka qenë i ashpër për të, me shumë vërshëllima. Marrëdhënia duket e vështirë për t’u rikuperuar, sidomos pas postimit të fundit polemik në Instagram nga Leao. Ai ka ripostuar disa foto nga një llogari e tij dytësore (@imjus.tbeingme). Ajo që ka bërë më shumë bujë është një foto ku ai mban një bluzë...
Burimi:
telesport.al