Largohet Sylvinho, braziliani nuk është më trajneri i Kombëtares
Sylvinho nuk është më trajneri i Kombëtares shqiptare. Në një komunikim për mediat, FSHF ka bërë me dije se tekniku brazilian i ka dhënë fund aventurës së tij me kuqezinjtë. Gjithashtu, bëhet me dije se në orën 10:00 do të bëhet edhe prezantimi i trajnerit të ri në një konferencë për mediat në “Shtëpinë e Futbollit”. Sylvinho iu bashkua Kombëtares shqiptare në vitin 2023 dhe në vitin e trij tëe oparë, arriti kualifikimin historik në Euro 2024, duke e mbyllur grupin kualifikues në vendin e parë. Gjithashtu, në Kualifikueset e Botërorit 2026, Shqipëria doli e dyta pas Anglisë dhe duke lënë pas Serbinë, me një tjetër kualifikim historik, kësaj radhe në play off, aty ku u mund nga Polonia në gjysmëfinale.
Burimi:
opinion.al