Largohet pas 23 vitesh, me 27 trofe të fituar. Dani Carvajal, legjendë vërtetë e Real Madridit

Largohet pas 23 vitesh, me 27 trofe të fituar. Dani Carvajal, legjendë vërtetë e Real Madridit

18 Maj 2026 13:14 Alfred Lleshi Real Madridi ka bërë zyrtar largimin e kapitenit Dani Carvajal, duke mbyllur një epokë historike me fanellën “Los Blancos”. Klubi madrilen njoftoi se palët kanë rënë dakord t’i japin fund bashkëpunimit pas një rruge të jashtëzakonshme 23-vjeçare; 10 sezone në akademi dhe 13 me ekipin e parë. Carvajal largohet si një nga legjendat më të mëdha të klubit dhe futbollit botëror. Ai është një nga vetëm 5 lojtarët në histori që e kanë fituar 6 herë Champions League. Me Realin, mbrojtësi spanjoll fitoi 27 trofe: 6 Champions League, 6 Botërorë Klubesh, 5 Superkupa Europe, 4 tituj në La Liga, 2 Kupa të Mbretit dhe 4 Superkupa të Spanjës. Në total zhvilloi 450 ndeshje dhe shënoi 14 gola. Në nivel individual, ai u...