Lakers triumfojnë në kohën shtesë, fitore jashtë fushe edhe për Boston e San Antonio

Lakers triumfojnë në kohën shtesë, fitore jashtë fushe edhe për Boston e San Antonio

Lakers arritën sot një fitore të madhe në fushën e Phoenix me shifrat 112-108, duke udhëhequr 3-0 serinë e takimeve cerekfinale. Një ndeshje e vendosur në kohën shtesë, ku protagonist për kalifornianët ishte LeBron James, autor i 29 pikëve dhe 13 rebound. Për Houston u dallua Sengun me 33 pikë, por që s’mjaftuan. Në Konferencën e Perëndimit fiton edhe skuadra e San Antonio, që triumfoi 120-108 në shtëpinë e Portland dhe tashmë udhëheq 2-1 serinë  e ndeshjeve. Castle me 33 pikë dhe Harper me 27 pikë u dalluan për Spurs, ndërsa 29 pikët e Holiday për vendasit mbetën për statistikë. Vetëm një ndeshje e luajtur në Lindje, ku ekipi i Boston mposhti 108-100 Philadelphia dhe tashmë udhëheq 2-1 serinë. Fitore e vështirë jashtë fushe për...