“La Manija de Dios”; shtypi argjentinas në ekstazë për triumfin dramatik ndaj Anglisë
16 Korrik 2026 11:21 Alfred Lleshi Argjentina shkon në finalen e dytë radhazi të Botërorit, pas një përmbysjeje epike në minutat e fundit ndaj Anglisë. Le të shohim reagimet e gazetave argjentinase për arritjen e përfaqësueses së Lionel Scalonit. “La Manija de Dios” (“Ngazëllimi i Zotit) është titulli i “Olé”, duke zëvendësuar fjalën “Manija” (entuziazëm, ngazëllim) me “Mano”, duke iu referuar “Dorës së Zotit” së famshme të Maradonës kundër anglezëve në vitin 1986. “Malvinazo dhe në finale! Fitore epike ndaj anglezëve”, – titullon “El Ancasti”. “Finalist”, – hapet faqja e parë e “El Chabut”. – Argjentina bën historinë. Përmbys ndeshjen me Anglinë, fiton 2-1 dhe do të luajë finalen për herë të dytë radhazi”. “Kemi mbjellur flamurin, – shkruan në gjithë faqen e parë “Cronica”....
Burimi:
telesport.al