Yamal shënon një eurogol dhe i jep Barçës shansin të thellojë avantazhin në krye të klasifikimit

Yamal shënon një eurogol dhe i jep Barçës shansin të thellojë avantazhin në krye të klasifikimit

Barcelona ka marrë tri pikë të rëndësishme në javën e 27-të të La Liga, pasi e mposhti Athletic Bilbaon me rezultat minimal 1-0 në udhëtim në një përballje të luftuar. Pjesa e parë ishte e balancuar dhe me pak raste të rrezikshme. Në minutën e 42-të vendasit menduan se kaluan në epërsi kur Inaki Williams dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Në anën tjetër, në fund të pjesës së parë Ferran Torres iu afrua golit pas një goditjeje nga zona, por tentativa e tij kaloi shumë pranë shtyllës së majtë. Në fillim të pjesës së dytë të dy trajnerët bënë ndryshime për të rritur ritmin e lojës. Oihan Sancet pati një rast të mirë për Athletic Bilbao në minutën e...